Lajme

Mblidhet kryesia e Kuvendit, vendosin për seancën

02/03/2020 18:43
nga:Norë Kelmendi

Zyra për media në Kuvend të Kosovës ka bërë të ditur se sot do të mbahet një mbledhje urgjente e kryesisë, shkruan GazetaBlic.

Sipas këtij njoftimi është bërë e ditur se në ora 18:40 do të mblidhet kryesia për të vendosur për seancën e jashtëzakonshme.

“Kërkesa e 42 deputetëve për thirrjen e seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit”, thuhet në njoftim.

Në këtë seancë pritet që të votohet nënkryetarja e LDK-së, Vjosa Osmanin në pozitën e kryeparlamentares.

03/24/2020 16:06

Përfundimtare: Seanca për votëbesimin ndaj Qeverisë Kurti do të mbahet, vetëm pritet të caktohet vendi