Lajme

Mblidhen deputetët e AAK-së

01/22/2020 14:12
nga:Gazeta Blic

Sot u mbajt takimi i parë konsultativ i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Nga rezultatet e çertifikuara të gjashtë tetorit të zgjedhjeve për Kuvendin e Kosovës, AAK-ja mori 13 mandate.

Krahas angazhimit të të gjitha strukturave të AAK-së, kryetarëve të Komunave, drejtorëve komunalë, asambleistëve, sot Grupi Parlamentar i vendosi prioritetet dhe u shpreh i gatshëm që të jap kontributin e tij në avancimin e Kosovës.

Një unitet dhe vendosshmëri qe u shpreh sot brenda Grupit, është dëshmi se suksesi është i garantuar.

02/17/2020 10:04

Haradinajt dhe përfaqësuesit e AAK-së bëjnë homazhe tek Rugova e Zahir Pajaziti