Fit&Sexy

Mbjellja e flokëve, arsyet dhe efektet anësore| Dermatologu Morina ndan detajet

06/17/2024 10:00
nga:N K

Mbjellja e flokëve është procedurë kirurgjikale që përdoret për të trajtuar rënien e flokëve. Kjo procedurë përfshin transplantin e rrënjëve të forta e të shëndetshme të flokëve të vetë pacientit, në zonën që ka rënie floku. 

Lidhur me këtë çështje në një prononcim për GazetaBlic, u deklarua dermatologu, Rexhep Morina, ku tha se fillimisht para kësaj ndërhyrje duhet bërja e disa analizave dhe konsultave me dermatologë.

“Së pari duhet pasur parasysh moshën, duhet shqyrtimi i ndonjë sëmundje kronike sepse zakonisht e bëjnë personat me moshë pak më të vjetër, ose edhe ndonjë sëmundje të lëkurës sepse ka mjaft sëmundje të lëkurës që manifestohen dhe shfaqen në skalp ose në kokë dhe paraprakisht duhet shqyrtim tek dermatologu”, deklaroi ai.

Tutje ai tregon arsyet e mbjelljes së flokëve, pasojat dhe trajtimi që duhet bërë pas kësaj ndërhyrje.

“Faktikisht arsyet e mbjelljes së flokëve janë më shumë estetike, sepse një person kur vendosë të bëjë këtë ndërhyrje ka më shumë probleme dhe pengesë me anën estetike të rënies së flokëve, ndërsa pasojat mund të ketë vetëm nëse në analizat e bëra paraqitet ndonjë problem, përndryshe nëse çdo gjë është në rregull dhe nuk ka ndonjë sëmundje që mund të pengojë procesin e mbjelljes së flokëve ose mund të shkaktojë interferenc mbjellja e flokëve, është në rregull. Mandej duhet të shikohet edhe faktori hormonal në bazë të disa analizave që shqyrtohen fillimisht nga dermatologët”, tha ai.

Tutje poashtu ai tregon edhe trajtimin që ky proces kërkon pas kësaj ndërhyrje kirurgjikale për mbjellje të flokëve.

“Ndërsa zakonisht tek meshkujt trajtimi mbas ndërhyrjes së mbjelljes së flokëve është alopecia androgjenike, do të thotë ata që kanë predispozitë gjenetike mbas moshës 25-30 ose edhe 40 vjeqare që fillojnë me pas rënie ose rrallim të flokëve, kjo quhet alopeci androgjentike për shkak që janë hormonet mashkullore janë më të rritura”, vazhdoi tutje ai.

Dermatologu Morina për në fund tregon moshat që kërkohet kjo ndërhyrje, dhe mundësin se a mund të ketë efekte anësore.

“Edhe mbjellja e flokëve konsiderohet intervenim kirurgjik dhe si çdo intervenim kirurgjikal tjetër, nuk përjashtohet mundësia se edhe kjo mund të ketë ndonjë efekte anësore ose komplikim mirëpo janë goxha të rralla këto efekte anësore, si dhe kërkesa ka prej moshave të ndryshme qysh prej moshes 20 vjeqare, mirëpo varet edge koha e fillimit të rënies së flokëve”, përfundoi dermatologu Rexhep Morina.