Lajme

Mbi pesë milionë të infektuar me koronavirus në Indi

09/16/2020 08:51
nga:Gazeta Blic

Numri i rasteve të konfirmuara me COVID-19 në Indi ka kaluar pesë milionë, sipas zyrtarëve.

India ka numrin e dytë më të lartë të rasteve në botë pas Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Më shumë se 80,000 njerëz kanë vdekur, raporton BBC, transmeton Klan Kosova.

Shkalla e vdekjeve është më e ulët se në shumë vende me ngarkesë të lartë rastesh.

Rritja e infeksioneve në këtë vend vjen ndërsa qeveria vazhdon të heqë kufizimet për të rritur ekonominë.