Sporti

Mbi dy milionë tifozë ishin në përkrahje të Milanit gjatë vitit 2023 në ‘San Siro’

12/29/2023 11:09
nga:Mergim Rreci

Milani kishte një numër mbresëlënës spektatorësh në ‘San Siro’ në 2023: gati dy milionë.

Këtë e raporton La Gazzetta dello Sport e cila raportoi edhe të dhëna të tjera mëngjesin e sotëm, duke përfshirë numrin mesatar të tifozëve të pranishëm në stadiumin e Milanit në të gjitha garat në vitin 2023, përkatësisht 71,957, përcjell GazetaBlic Sport.

La Rosea më pas raporton se prania e femrave në mesin e spektatorëve është rritur në 21% (+3% krahasuar me 2022), nën 20-tat janë në 19% (+3% krahasuar me vitin e kaluar), ndërsa spektatorët nga jashtë janë pothuajse dyfishuar: nga 14% deri në 27%.

Edhe pse jemi në festat e Krishtlindjeve dhe vetëm pak orë larg natës së ndërrimit të viteve, nesër në mbrëmje për Milan-Sassuolo , San Siro do të jetë sërish i shitur.

/GazetaBlic Sport/