Lajme

Mbi 900 pasaporta diplomatike janë aktive në Kosovë

03/03/2018 08:22
nga:Q F

Zyrtarë nga Ministria e Punëve të Jashtme  kanë konfirmuar se 871 pasaporta diplomatike për momentin janë aktive në Kosovë.

Në këtë shifër nuk hyjnë edhe mbi 30 pasaporta diplomatike që Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që t’ua japë anëtarëve të familjes së tre zyrtarëve të lartë të shtetit.

Qeveria e Kosovës më 20 shkurt ka marrë vendim që familja e kryeministrit Ramush Haradinaj, ajo e kryeparlamentarit Kadri Veseli dhe e presidentit Hashim Thaçi të pajisen me pasaporta diplomatike. Kësaj liste, me plotësimin e vendimit ditë më parë, u janë shtuar edhe mbi 20 persona nga kabineti i kryeministrit, shkruan Gazeta “Zëri”.

Vendimin për lëshimin e pasaportave edhe për familjarët e krerëve të shtetit nuk e kanë pritur mirë analistët e vendit.

Analistë të çështjeve ndërkombëtare dhe politike konsiderojnë që nuk është dashur të merret një vendim i tillë.

Sipas tyre, Qeveria ka vendosur si prioritete interesat e saj dhe jo ato të qytetarëve.

Ndërsa njohës të çështjeve kushtetuese thonë se prioritet duhet të jenë kategoritë e rrezikuara sociale.

09/13/2018 14:13

Qeveria mirëpret votimin e rekomandimit për heqje të vizave në PE