Lajme

Mbi 65 mijë vota të pavlefshme në zgjedhje

11/11/2017 14:01
nga:Gazeta Blic

Numri i fletëvotimeve të pavlefshme mbetët shqetësues në zgjedhjet që mbahen në Kosovë, qofshin ato lokale apo parlamentare. Në zgjedhjet e 22 tetorit, numri i fletëvotimeve të pavlefshme është 65 mijë e 370 fletëvotime.

Përveç këtyre votave të pavlefshme, qytetarët në zgjedhjet e fundit disa fletëvotime madje as nuk i kanë plotësuar.

Duke u bazuar në rezultatet përfundimtare të KQZ-së, numri i këtyre fletëvotimeve të zbrazta nuk është i vogël. Bëhet fjalë për 6 mijë e 769 fletëvotime të tilla, shkruan Indeksonline.

E Prishtina është komuna që prin më se shumti fletëvotime të pavlefshme, ku gjithsej janë 6 mijë e 753 vota të pavlefshme. Pastaj Prizreni me 5,202, Ferizaj 4,479, Peja me 2,781, etj.

Kujtojmë që në zgjedhjet e parakohshme numri i fletëvotimeve të pavlefshme ka qenë mbi 52 mijë.

11/22/2017 19:31

Edhe një skandal me tekstet shkollore: Kosova ende s’e ka shpallur pavarësinë!