Lajme

Mbi 29 milionë të infektuar në gjithë botën nga Covid 19

09/13/2020 15:44
nga:F K

Numri i të infektuarve me COVID-19 në të gjithë botën ka arritur në rreth 29 milionë dhe Shtetet e Bashkuara mbeten vendi me më shumë infeksione, më tepër se 6.4 milionë raste.

India ia ka kaluar Brazilit, duke zënë vendin e dytë me 4.7 milionë.

Infeksionet në shtetin më të madh të Indisë, Maharashtra, që përfshin kryeqytetin financiar të vendit, Mumbai, arritën në 1 milion, duke frenuar përpjekjet e vendit për të ringjallur ekonominë, ndërkohë që Brazili ka 4.3 milionë raste.

Një artikull në revistën New England Journal of Medicine arrin në përfundimin se përdorimi i maskës nga të gjithë “mund të ndihmojë në zvogëlimin e fuqisë së sëmundjes dhe të bëjë që një pjesë më e madhe e infektimeve të reja të jenë pa simptoma”.

Nëse ky përfundim është i saktë, thuhet në artikull, përdorimi i maskës mund të shërbejë si një formë vaksinimi “që do të sillte imunitet dhe në këtë mënyrë do të ngadalësonte përhapjen e virusit”, ndërkohë që bota është në pritje të një vaksine.

Covid 19 ka bërë revolucion në mësimdhënie sipas ekspertëve, universitetet e dobëta do nxirren jashtë loje sipas tyre

10/05/2020 07:38

Çfarë do të ndodhte me botën nëse do të mbetej pa oksigjen për vetëm pesë sekonda?