Lajme

Mbi 2 mijë raste aktive me Covid 19 në Kosovë, 607 të vdekur që nga fillimi i pandemisë

09/17/2020 23:37
nga:Sh Xh

Në Kosovë janë edhe 2.087 raste aktive me Covid 19, transmeton Gazeta Blic.

Që nga fillimi i pandemisë ishin 14.882 raste pozitive e nga këto raste kanë vdekur 607 persona.

Vetëm në 24 orët e fundit janë shënuar 43 raste të reja, 3 vdekje dhe 239 të shëruar.

Ky është njoftimi i plotë i IKSHPK-së

239 TË SHËRUAR DHE 43 RASTE ME COVID-19!

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe në laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 664 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 43 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 3 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.

Numri total i rasteve pozitive është 14.882 raste nga 60.235 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 607 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 239 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 12.188 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.087.

Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 13 raste, komuna Skenderaj 6 raste, komuna Gjilan 4 raste, komuna Fushë Kosovë 3 raste, komuna Pejë 3 raste, komuna Deçan 2 raste, komuna Gjakovë 2 raste, komuna Mitrovicë 2 raste, komuna Prizren 2 raste dhe me nga një rast komunat Istog, Kaçanik, Malishevë, Shtime, Suharekë dhe Vushtrri.

239 TË SHËRUAR DHE 43 RASTE ME COVID-19!Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në…

Publiée par Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës sur Jeudi 17 septembre 2020

10/19/2020 08:30

​Si mund të ndikojë pandemia e koronavirusit në grip? Ekzistojnë dy skenarë