Lajme

Mbi 15 mijë votues deri më tani në Drenas

10/12/2025 16:25
nga:Lorik J

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar përditësimin e fundit për pjesëmarrjen e qytetarëve në zgjedhjet lokale që po mbahen sot në të gjithë Kosovën.

Një nga Komunat që ka ngjallur interesim të madh është ajo e Drenasit, ku sipas parashikimeve pritet garë e madhe mes Petrit Hajdarit të PDK-së dhe Ramiz Lladrovcit të PDKRL, shkruan GazetaBlic.

Sipas KQZ deri në orën 15:00 kanë votuar 15,982 persona.

Numri i votuesve të përgjithshëm në këtë Komunë është 57,342, që i bie që deri më tani pjesëmarrja është 27,87%.

/GazetaBlic