Lajme

Mbi 13 mijë raste aktive me koronavirus në vendin tonë

09/17/2021 07:59
nga:M K

Aktualisht në Kosovë janë 13 mijë e 473 raste aktive me COVID-19.

Sipas të dhënave të fundit nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) Komuna e Prishtinës prinë me numrin më të lartë të rasteve aktive me koronavirus.

Komuna e Prishtinës ka 2 mijë e 796 raste aktive me COVID-19, më pas renditet Prizreni me 1 mijë e 177 raste aktive, Ferizaj me 873, Fushë Kosova me 840, Podujeva me 833, Peja me 683, Mitrovica me 609, Komuna e Gllogocit 555, Lipjani 511 raste aktive, Klina 476, Gjilani 468, Malisheva 430, Skenderaj 407, Suhareka 392, Gjakova 371 raste aktive, Rahoveci 363, Istogu 285, Vushtrria 206, Vitia 20, Obiliqi 173 dhe Deçani 165.

Ndërsa, si shkak i rritjes së numrit të vdekjeve dhe rasteve pozitive me COVID-19, institucionet shtetërore dhe shëndetësore vendosen masa për të parandaluar përhapjen e infeksionit nga ky virus.

Në raportin e fundit IKShPK ka njoftuar për 14 raste të vdekjes dhe për 368 raste të reja me COVID-19.