Të shtunën janë raportuar 8 raste të vdekjes nga COVID-19. Nga 2 mijë e 835 mostra të testuara, 498 kanë rezultuar pozitive, ndërkaq janë shëruar 641 persona, përcjell GazetaBlic.
Nga 13 marsi i vitit të kaluar kur edhe janë paraqitur rastet e para pozitive COVID-19, në Kosovë janë testuar 496 mijë e 611 mostra, nga të cilat kanë rezultuar pozitive 101 mijë e 153. Nga këta, 2 mijë e 61 të infektuar kanë ndërruar jetë si pasojë e koronavirusit.
Numri total i rasteve aktive në vend është 12 mijë e 609, ndërkaq deri më tani janë shëruar 86 mijë e 483 persona.
Të shtunën, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës bëri të ditur se për 24 orë kanë vdekur 8 persona, janë shënuar 498 raste të reja dhe janë shëruar 641 persona.
“Brenda 24 orëve janë raportuar 8 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Rahovec 2 raste (65, 50 vjeç), Ferizaj 1 rast (61 vjeç), Fushë-Kosovë 1 rast (76 vjeç), Kamenicë 1 rast (57 vjeç), Podujevë 1 rast (73vjeç), Prishtinë 1 rast (67 vjeç), Mitrovicë 1 rast (84 vjeç)”, ka njoftuar IKSHPK.
Komuna me më së shumti raste pozitive vazhdon të ejtë Prishtina, ku vetëm të shtunën janë shënuar 104 raste të reja.
“Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 104 raste, Gjilan 40 raste, Pejë 35 raste, Ferizaj 33 raste, Mitrovicë 32 raste, Vushtrri 31 raste, Fushë-Kosovë 27 raste, Gjakovë 27 raste, Prizren 22 raste, Skenderaj 23 raste, Obiliq 18 raste, Podujevë 17 raste, Istog 12 raste, Malishevë 12 raste, Suharekë 12 raste, Lipjan 11 raste, Deçan 9 raste, Drenas 7 raste, Klinë 6 raste, Shtime 6 raste, Viti 6 raste, Kaçanik 3 raste, Kamenicë 2 raste, Rahovec 2 raste, dhe një rast komuna Hani i Elezit”, bën të ditur IKSHPK.
Përkujtohen dëshmorët dhe martirët në Prishtinë