Showtime

Mbeti në Amerikë për shkak të coronavirusit, nëna e Ermal Fejzullahut mezi pret kthimin në familje në Prishtinë

04/09/2020 17:13
nga:L I

Përshkak të pandemisë globale, coronavirus, Nera Fejzullahu i është dashur të vazhdojë qëndrimin në Amerikë, pasi që ishte i pamundur kthimi në Kosovë, shkruan GazetaBlic.

Ditën e djeshme ishte Sabri Fejzullahu ai i cili përmes një lidhje direkte në emisionin “Ftesë në 5” u shpreh i mërzitur për Nerën.

“Kjo më ka mërzitur jashtë mase shumë dhe mezi pres të bashkohem me të shtrenjtën time”, u shpreh mes të tjerash Sabriu.

Sabri Fejzllahu flet për bashkëshorten e cila ndodhet në Amerikë: Jam i mërzitur, mezi pres të bashkohem me të shtrenjtën time

E duket se hiç lehtë nuk është as për vet Nerën e cila mezi po pret dhe kthimin tek familja e saj në Prishtinë.

Në Instagram ajo ka publikuar një fotografi të realizuar kohë më parë me gjithë anëtarët e familjes.

“Besoj shumë shpejt do të jemi bashkë”, ka shkruar Nera Fejzllahu.

/GazetaBlic