Lajme

‘Mbështetësit e Albin Kurtit’: S’ka ma pika t’kuqe, shihemi n’shesh

05/28/2020 22:56
nga:E Sh

Mbështetës të Lëvizjes Vetëvendosje, kanë nisur të bëjnë thirrje në rrjetet sociale për revolta qytetare.

Një faqe në Facebook me emrin ‘Mbështetësit e Albin Kurtit’, shkruan se ‘nuk ka më pika të kuqe’ dhe ‘shihemi në shesh’.

Edhe dhjetëra përkrahës të tjerë të VV-së, në rrjetet sociale kanë filluar menjëherë të bëjnë thirrje për revoltë, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese mbi dekretin e presidentit, Hashim Thaçi.

Kushtetuesja ka ardhë në përfundimin se dekreti i Thaçit për nominimin e Avdullah Hotit për kryeministër është në përputhje me Kushtetutën.

S'ka ma pika t'kuqe.Shihemi në shesh.

Publiée par Mbështetësit e Albin Kurtit sur Jeudi 28 mai 2020

LAJMI I FUNDIT: Gjykata Kushtetuese publikon vendimin përfundimtar për dekretin e Thaçit

06/30/2020 11:59

Albin Kurti është fytyrë e një patrioti për këngëtaren e njohur nga Shqipëria