Lajme

Mbesa e Hashim Thaçit i reagon Fatmir Limajt që ia përmendi axhën për të keq

02/04/2020 10:05
nga:Norë Kelmendi

Mbesa e Presidentit të Kosovës, Evgjeni Thaçi-Dragusha ka ironizuar me kreun e Nismës Socialedemokrate, Fatmir Limajn, pas deklaratave të këtij të fundit për Hashim Thaçin.

Përmes një postimi në Facebook, Thaçi Dragusha ka thënë se Limaj duhet të konsumojë pak #hashimpower, sepse mezi arriti që të bëhej deputet.

“T’mos ia shohim per te madhe Fatmir Limajt qe po permend Hashim Thaçin. I duhet te konsumoje pak #hashimpoëer 💪🏻 sepse menzi arriti te behet deputet”, ka shkruar mbesa e Thaçit.

Ndryshe,mbrëmë Limaj ka thënë  se do të harrohet Hashim Thaçi me atë se çfarë ka ardhur, duke aluduar kështu për zgjedhjen e Albin Kurtit si Kryeministër i Kosovës.

“Unë e kam vetëm një frikë. Ndoshta do ta harroni Hashimin çka ka ardhur sot dhe po e lë me kaq. Unë jam shumë konstruktiv në temat e mia dhe nuk flas kot. Nuk është e lehtë kjo çka ka ndodhur sot. Është një eksperiment i madh”, ka deklaruar mbrëmë Limaj.

T’mos ia shohim per te madhe Fatmir Limajt qe po permend Hashim Thaçin. I duhet te konsumoje pak #hashimpower 💪🏻 sepse menzi arriti te behet deputet.

Publiée par Evgjeni Thaçi sur Mardi 4 février 2020

04/02/2020 11:39

Limaj: Presidenti të shmangë mundësinë e zgjedhjeve, të respektojë Kushtetutën!