Sporti

Mbella: Synimi kryesor i Gjilanit është Kupa e Kosovës

01/31/2018 21:11
nga:Lorik J

Emmanuel Mbella është përforcimi më i madh i SC Gjilanit në këtë afat kalimtar.

Mbella ka folur për synimet e klubit, ku synimi kryesor është që ta sjellin Kupën e Kosovës në Gjilan.

“Synimet e klubit janë që të zhvillojmë lojëra sa më të bukura dhe të ngjitemi sa më lartë në tabelë, aty ku e ka vendin Gjilani. Ndërsa, synimi kryesor padyshim është ta sjellim Kupën e Kosovës në Gjilan”, ka deklaruar Mbella për Gazetën Monitor.

Sulmuesi afrikan gjithashtu ka disa fjalë për pritjen që iu është bërë në klubin kuqebardhë.

“Në SC Gjilani jam ambientuar shumë mirë për pak kohe që jam pjesë e klubit. Ndërsa atmosfera është shumë e mirë në kampin tonë, jemi sikur një familje!”, ka shtuar sulmuesi afrikan.

Përforcimi i kuqebardhëve ju ka premtuar tifozëve të Gjilani angazhim maksimal.

“Tifozëve të zjarrtë të klubit, Skifterave, ju premtoj se do e jap maksimumin tim dhe në fund shpresoj dhe besoj se do gëzohemi së bashku me sukseset tona”, ka përfunduar Mbella.

Mbella karrierën e tij prej futbollisti me mjaft sukses e ka zhvilluar në kontinentin e “nxehtë” të Afrikës, ndërsa në vitet e fundit ai ka mbrojtur ngjyrat e skuadrës së Shkupit dhe Bylysit.

05/20/2018 18:06

Këto janë tri rajonet në Kosovë, pa asnjë incident në 24 orët e fundit