Franca ka mposhtur sot Poloninë me rezultat 3-1.
“Gjelat” arritën fitoren me dy golat e Mbappe dhe Giroud për të siguruar çerekfinalen e Kupës së Botës, shkruan GazetaBlic Sport.
Pas ndeshjes për media foli, Kylian Mbappe.
“E di se ka pasur shumë pyetje se pse unë nuk kam folur. Nuk kam asgjë personale kundër gazetarëve ose kundër askujt. Thjesht kam nevojë për t’u përqendruar te kundërshtari dhe kur dua të përqendrohem në diçka, duhet ta bëj 100% dhe të mos harxhoj energji për diçka tjetër. Prandaj nuk doja të dilja përpara shtypit. Sigurisht që ky Botëror është një obsesion, është gara e ëndrrave të mia, jam me fat që e luaj. Doja të bëhesha gati dhe për momentin po shkon mirë, por jemi ende larg objektivit që i kemi vënë vetes dhe që i kam vënë vetes, e cila është fitorja”, tha ai.
/GazetaBlic Sport/