Sporti

Mbappe për debutimin e vëllait të tij: Inkuadrimi i tij në lojë ishte momenti më i mirë i ndeshjes

12/21/2023 09:36
nga:Lorik J

Ethan Mbappe debutoi për PSG-në në ndeshjen e xhiros së 17-të të Ligue 1 kundër Metz-it, të cilën parizienët e fituan 3:1. Ngjarja ka ndodhur në ditëlindjen e Kylian Mbappe.

“Jam shumë i lumtur. Është e mrekullueshme për Ethanin, por veçanërisht për mua, vëllain e tij më të madh. Nuk mendoja se do të më priste një ditë kaq e veçantë dhe kjo ndeshje do të mbetet në kujtimet e mia për një kohë të gjatë. Ethan duke u inkuadruar nga stoli ishte kulmi i natës, megjithëse fitorja dhe golat janë sigurisht shumë të rëndësishme. Është një ditë e mrekullueshme”, tha Mbappe për PSG TV.

Ethan, 16 vjeç, hyri si zëvendësues në minutën e dytë të kohës shtesë.

/GazetaBlic Sport