Euro2024

Mbappe mund të mungojë 10 ditë, shkak lëndimi i hundës?

06/17/2024 23:40
nga:Lorik J

Viktima e një përplasjeje në fund të ndeshjes, Kylian Mbappé mund të ketë një hundë të thyer. Ai mund të humbasë fundin e fazës së grupeve.

Në minutën e 85-të, në një goditje dënimi që ai vetë e shkaktoi, Kylian Mbappe mbeti në tokë, viktimë e një përplasjeje të dhunshme me Kevin Danso.

Duke qëndruar në tokë për disa minuta, fanella e tij me gjak tregonte ashpërsinë e konktatit me qendërmbrojtësin austriak.

I pranishëm në fushë për TF1, gazetari Saber Desfarges tregoi drejtpërdrejt se stafi mjekësor i Bluve tha se Mbappe mund të kishte një thyerje të hundës. Didier Deschamps ishte pesimist pas fitores franceze (1-0), por është në pritje të ekzaminimeve shtesë. Mbappé duhet të bëjë një MRI këtë mbrëmje për të përcaktuar shkallën e dëmtimit të tij.

Fabrice Bryand, ish-mjeku i skuadrës franceze tha se mungesa e Mbappe-s mund të zgjasë të paktën dhjetë ditë, çka do të thotë se kapiteni mund të bëjë rikthimin në 1/8 e finales vetëm në skenarin më të mirë.

/GazetaBlic Sport