Sporti

Mbappe apo Neymar? Vendosin tifozët e Real Madrid

05/23/2019 10:22
nga:M K

Tifozët e Real Madridit e kanë dhënë fjalën e tyre.

Ata mes Neymarit dhe Mbappes, kanë zgjedhur këtë të fundit me mbi 90% të votave në një sondazh të prestigjiozez “AS”, e afërt me klubin madrilen, shkruan GazetaBlic.

Francezi ka marrë 92,29 për qind të votave, ndërsa Neymar vetëm 7.71 për qind.

Raportohet se Florentino Perez ka gati afro 600 milionë euro për të bërë revolucion në skuadër, pasi sezoni që shkoi ishet njëri nga më të dobëtit viteve të fundit, pasi “los merengues” nuk e kanë fituar asnjë titull.

Përveç emrave si Hazard e Pogba, edhe ylli i PSG-së mbetet njëri nga opsionet kryesore, por do të jetë vështirë të lëshohet nga kampionët francez.

/GazetaBlic/

09/18/2019 23:17

Notat e lojtarëve: PSG – Real Madrid