Lajme

Mbahet mbledhja e kryetarëve të Qendrave të VV-së, ja çka u diskutua

01/07/2018 11:39
nga:Gazeta Blic

Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar sot se është mbajtur mbledhja me kryetarët e Qendrave të kësaj Lëvizje. Këtë mbledhje e ka udhëhequr Sekretari Organizativ i Vetëvendosjes, Ismajl Kurteshi.

Në këtë mbledhje kanë marrë pjesë 27 përfaqësues të Qendrave, aty ka pasur edhe nga diaspora.

Gjatë saj, bëhet e ditur se është diskutuar rreth zhvillimeve të fundit që po ndodhin me Lëvizjen Vetëvendosje.

Njoftimi i plotë i Vetëvendosjes:

Mbledhja me Kryetarët e Qendrave të Lëvizjes VETËVENDOSJE!

Nën udhëheqjen e ushtruesit të detyrës së Sekretarit Organizativ, Ismajl Kurteshi, VETËVENDOSJE! u mbajt mbledhja me kryetarët e Qendrave të Lëvizjes.

Në mbledhje morën pjesë 27 përfaqësues të Qendrave, në mesin e tyre edhe tre përfaqësues të qendrave nga diaspora: Verim Mejzini nga Austria, Bekim Halimi nga Britania e Madhe dhe Mujë Shala nga Zvicra, ndërkaq dy kryetarë mungonin me arsye, kurse Kryetarët e Qendrave të tjera të Lëvizjes nga diaspora mbledhjen e ndoqën përmes skajit.

Në këtë mbledhje u diskutua rreth situatës së krijuar në Lëvizjen VETËVENDOSJE! pas dorëheqjeve të Kryetarit të saj dhe disa anëtarëve të Kryesisë, si dhe për procesin zgjedhor për Kryetar të Lëvizjes.

Kryetarët e Qendrave u njoftuan me kërkesën e Kryesisë drejtuar anëtarëve të dorëhequr që të kthehen ne Kryesi dhe të diskutojmë për të gjitha problemet.

Ata e përkrahën kërkesën e Kryesisë drejtuar anëtarëve të dorëhequr por kërkuan që zgjidhja e problemeve të bazohet në Statutin e Lëvizjes VETËVENDOSJE.

Në lidhje me përgatitjet për zgjedhjen e Kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje të pranishmëve u foli Adnan Rrustemi, në cilësinë e kryetarit të KZP-së.

Në këtë takim u fol edhe për iniciativën e 43 deputetëve të PAN-it për shfuqizimin e Ligjit për Gjykatën Speciale. Kryetarët e Qendrave ishin të mendimit se qëndrimi i Lëvizjes në lidhje me këtë çështje ka qenë i drejtë, e iniciativa për shfuqizim ishte e papërgatitur dhe e pasinqertë, meqenëse prirej prej interesave personale e jo atyre kombëtare e shtetërore. Lëvizja VETËVENDOSJE! .

11/19/2018 22:04

Krasniqi ‘thumbon’ LDK-në dhe VV-në për zgjedhjet