Cult

Mbahet Dita e Bibliotekës, kërkohet të lexohet më shumë

11/24/2017 10:52
nga:M H

Në Biblotekën Kombëtare të Kosovës po mbahet ceremonia “Dita e Bibliotekës dhe Dita Ndërkombëetare e Vetëdijësimit për Biblioteka në Kosovë”, e organizuar në bashkëpunim me Universitetin e Prishtinës, njofton Klan Kosova.

Drejtori i Bibliotekes, Fazli Gajraku, tha se është i lumtur për të arriturat e kësaj biblioteke.

Për më tepër ai kërkoi mbështetje nga qeveria për investime në bibliotekë.

Në anën tjetër, rektori Marian Dema, përveç urimeve, kërkoi që të lexohet më shumë.

Edhe përfaqësuesit e Ministrisë së Kulturës premtuan mbështetje për bibliotekën.