Lajme

May: Takimi Trump-Putin duhet të zvogëlojë rrezikun e konfliktit NATO-Rusi

07/12/2018 10:06
nga:A. R.

Kryeministrja britanike, Theresa May, e mirëpriti samitin midis presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, dhe homologut të tij rus, Vladimir Putin, duke thënë se ai duhet të shfrytëzohet për të ulur rrezikun e konfliktit midis NATO-s dhe Moskës.

May i bëri këto komente në një darkë pune të udhëheqësve të NATO-s, të mërkurën në Bruksel.

“Kanalet e hapura të komunikimit midis SHBA-së dhe Rusisë janë kyçe për menaxhimin e rreziqeve të konfliktit”, tha May, transmetoi zëdhënësi i saj.

Trump dhe Putin do të takohen më 16 korrik në Helsinki.

May foli edhe për, siç u shpreh, “aktivitetin malinj” të Moskës, përfshirë sulmet kibernetike ruse në Perëndim dhe dyshimet se Rusia ka përdorur një agjent nervor për të helmuar një ish-agjent rus në tokën britanike.

Marrëdhëniet e Londrës me Moskën janë tensionuar keq, prejse Britania ka akuzuar Rusinë për përpjekje për të vrarë ish-agjentin rus, Sergei Skipal, dhe vajzën e tij Yulia, më 4 mars të këtij viti.

Incidenti ka çuar në dëbimin më të madh të diplomatëve rusë që nga Lufta e Ftohtë. Rusia i ka mohuar akuzat e Londrës dhe është përgjigjur me dëbime të diplomatëve perëndimorë.

Të NgjajshmeSouthgate ka një mesazh për ekipin e Anglisë pas humbjes nga Kroacia Stefanoviq akuzon Kosovën: Po i arrestoni serbët që ta pranojnë formimin e Ushtrisë Selektori i Kroacisë zbulon një ngjarje të çuditshme nga dueli me Anglinë Haradinaj: Jam shqiptar, nuk jam mysliman – feja nuk është identiteti im i parë Të shërohesh me lexim. “Biblioterapia”, procesi që qetëson mendjen Real Madrid – Juventus, merret vendimi nëse do të luajë Ronaldo

03/27/2019 22:17

May premton: Pas Brexit largohem