Lajme

May premton: Pas Brexit largohem

03/27/2019 22:17
nga:A. R.

Kryeministrja britanike, Theresa May në një deklaratë të fundit ka thënë se do të japë dorëheqjen pas procesit të Brexit.

“Jam e përgatitur ta lë këtë punë më herët seç e kisha menduar, vetëm që gjërat të bëhen siç duhen, për vendin dhe partinë tonë”-tha ajo.

“I kërkoj të gjithëve që të mbështesin këtë marrëveshje, në mënyrë që të mund ta kryejmë detyrën tonë historike – të japim vendimin e popullit britanik dhe të largohemi nga Bashkimi Evropian me një dalje të qetë dhe të rregullt”-tha ajo më tej.

Për të fituar në marrëveshjen e saj, zonja May duhet të gjejë 75 vota me një votim të tretë.

Votimi duhet të bëhet sa më shpejt që nesër ose të premten – por mund të anulohet nëse aleatët e May vazhdojnë të jenë kundër saj.

 

11/21/2019 17:53

KQZ: Deri në ora 16 u rinumëruan 1034 vendvotime apo 73.49%