Lajme

Matoshi ka një truall me vlerë prej 20 mijë euro, një shtëpi 25 mijë euro, ndërkaq, kaq para të gatshme mbanë në bank

06/12/2018 20:52
nga:Gazeta Blic

Këshilltari i Kryeministrit, Ramush Haradinaj, Halil Matoshi ka publikuar pasurinë e tij në Agjencionin Kundër Korrupsion, raporton Gazeta Blic.

Matoshi ka nën-pronësinë e tij një truall që kap shumën 20 mijë euro (20,000,00), ndërsa ka edhe një shtëpi familjare të cilët e ka siguruar me kursime e kredi bankare që kushton 25 mijë euro (25.000.00).

Para të gatshme Halil Matoshi ka gjithsej 7 mijë euro.

Tek të hyrat vjetore, Matoshi nga kryeministria merr pagën prej 517 euro. Ndërsa nga Klan Kosova, këshilltari i kryeministrit ka deklaruar se merr 400 euro.

Për ta parë të plotë pasurinë e Matoshit, klikoni KËTU.

09/15/2018 09:58

Pasuria e institucioneve në Kosovë arrin në 8 miliardë euro