Lajme

Matoshi i kundërpërgjigjet Abdixhikut për demarkacionin: Veproni me ndërgjegje

12/04/2017 22:13
nga:anonymous1000144531

 Shefi i zyrës së informimit në Qeverinë e Kosovës, Halil Matoshi përmes rrjetit social Facebook i ka reaguar deputetit të LDK-së, Lumir Abdixhikut për demarkacionin, shkruan Gazeta Blic.

Matoshi i shkroi në koment Abdixhikut se LDK nuk ka pasur kurajë të dërgojë në Kuvend demarkacionin, e tash që është dërguar LDK dëshiron ta bllokojë.

Në fund, Matoshi i ka kërkuar që të veprojë me ndërgjegje dhe bindje si deputetë.

Kujtojmë që pak më parë, deputeti i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka shkruar në Facebook se pas tre viteve kundërshtim po procedohet në kuvend e njëjta marrëveshje për votim, duke ju referuar kështu demarkacionit.

Sipas tij, ky ishte një eksperiment komik me çmim izolimin e kosovarëve tash e sa kohë.

 

09/25/2018 14:00

E konfirmon Deputetja e VV-së, kjo është arsyeja e takimit mes Albin Kurtit e Isa Mustafës!