Sporti

Mateu Lahoz do të jetë gjyqtari i parë spanjoll që do të përdor VAR në Champions

02/11/2019 21:16
nga:Lorik J

UEFA ka prezantuar VAR në fazat e eliminimit të Ligës së Kampionëve.

Nesër do të jetë hera e parë që do të përdoret VAR në Ligën e Kampionëve, shkruan GazetaBlic.

Arbitri nga Valencia, Lahoz i cili do të drejtojë Tottenham-Dortmund, do të ketë një ekip tërësisht spanjoll, pasi ai do të ketë Alejandro José Hernández Hernández  në VAR dhe Juan Martínez Munuera në AVAR.

Përvoja ndërkombëtare e Mateu Lahoz me VAR nuk do të jetë e re për të, pasi ai e përdori atë në Kupën e Botës në Rusi.

/GazetaBlic/