Sporti

Materazzi: Nuk e prisja kurrë atë goditje nga Zidane! S’jemi takuar më, ndryshe do të kërrciste grushti

03/27/2020 18:09
nga:M K

Italiani Marco Materazzi ka rikthyer në mendjet e tifozëve ndeshjen finale të botërorit të vitit 2006, Francë – Itali.

Axurët triumfuan pas ekzekutimit të penalltive, por gjesti i Zidanes i bërë në vazhdime kujtohet më së miri, përcjell GazetaBlic.

Pas një ofendimi që ia kishte bërë Materazzi – Zidanes, ky i fundit e goditi me kokë në gjoks, për t’u përjashtuar me të kuq.

Mbrojtësi italian, që më pas ishte i saktë nga pika e bardhë përkundër vërshëllimave të shumta, tha se nuk e priste që Zidane të reagonte në atë mënyrë, përndryshe edhe ai do të vepronte.

“Puna shkoi kështu: i thashë nuk dua fanelën, preferoj motrën tënde. Kurrë nuk e kisha menduar se ai do të arrinte deri në atë pikë, por edhe kjo ishte për fatin tim të mirë sepse nuk kuptova asgjë, ndryshe do të kisha reaguar dhe do kisha dalë me të kuq edhe unë”.

“Nuk jam takuar më me të që prej asaj mbrëmjeje. Një gjysmëhere krejt rastësisht, por nuk është një problem. Madje dua ta komplimentoj për atë që po bën si trajner. Nëse do të bëhej një ndeshje mes legjendave të Italisë dhe Francës unë nuk do të merrja pjesë, ndryshe do të kërcite grushti në fushë”.

/GazetaBlic/

05/19/2020 09:51

Zidane zbulon “treshen” e ëndrrave që synon ta ndërtojë në “Bernabeu”