Lajme

“Maska të skaduara”, Basha: Krim ndaj mjekëve dhe qytetarëve, të nisin hetimet

03/10/2020 15:50
nga:Norë Kelmendi

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në një deklaratë për mediat denoncoi se 1,2 milionë maska të skaduara janë shpërndarë për mjekët dhe qytetarët.

Basha i bëri thirrje Prokurorisë që të nisë menjëherë hetimet.

“Rastet e të infektuarave sa vijnë dhe po rriten. Nuk është koha për panik, por është koha për kujdes. Përvoja botërore tregon se në shumicën e rasteve njerëzit e kanë mposhtur këtë virus, ndaj është shumë e rëndësishme të ndiqen këshillat e mjekëve”.

“Pak orë më parë, Gazmend Bardhi denoncoi se stafi shëndetësor është pajisur me 1.2 milionë maska të skaduara që në vitin 2011. Maskat e skaduara, akt kriminal. Ftoj Prokurorinë të nisë menjëherë hetimin”, u shpreh Basha./ A2 CNN

07/13/2020 13:55

Del pozitiv me koronavirus zyrtari i lartë i PDK-së