Lajme

MAShT zgjodhi kryesinë e re të Këshillit të Prindërve

04/13/2018 11:31
nga:A. R.

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë ka zgjedhur kryesinë e re të Këshillit të Prindërve të Kosovës, kryetarin, nënkryetarin dhe sekretarin e KPK-së.

Zëvendësministri i MAShT-it, Heset Sahiti, i uroi punë të mbarë Këshillit të Prindërve në këtë proces dhe tha se ky këshill është shumë i rëndësishëm për mbarëvajtjen në shkolla.

“Për këshill të prindërve ka vend shumë për të bërë në shkolla nga dukuritë që nuk po mundemi me i eliminu, sidomos mungesat e nxënësve dhe mësimit në përgjithësi dhe ndihma që këta mund t’u japin shkollave dhe klasave apo kujdestarëve të klasave, këshilli i prindërve të shkollave është shumë me rëndësi”, tha Sahiti, raporton Ekonomia Online.

Bajram Beqiri, ish-kryetar i Këshillit të Prindërve të Kosovës prej 8 vitesh tha se ky këshill qe po zgjidhet duhet të bëhet edhe më funksional që të kontribuon edhe më tutje në mbarëvajtjen e procesit mësimor dhe t’u dalë në ndihmë prindërve dhe nxënësve.

“Kemi bërë punë mjaft të frytshme, kemi punu mjaft duke u bazuar në ligje dhe procedura në përgjithësi për interesa të prindërve dhe nxënësve, kemi pasur sfida dhe përgjegjësi, por kemi dhënë kontribut të çmueshëm”, tha Beqiri.

11/04/2019 15:50

Studentët e Fakultetit të Edukimit paralajmërojnë protesta para MASHT dhe Rektoratit të UP