Lajme

MAShT, shpreh shqetësimin lidhur me informatën jozyrtare që ka marrë këto ditë për zhvendosjen e nxënësve dhe stafit të Qendrës burimore “Xheladin Deda” në Pejë

07/21/2018 12:52
nga:FL.B

Qendra burimore “Xheladin Deda” është në kompetencë të Ministrisë se Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, dhe Ministria do të trajtojë këtë çështje bashkë me palët e përfshira në këtë proces.

MAShT do të gjejë zgjidhjen e duhur dhe në rend të parë do të merren parasysh specifikat e fëmijëve të verbër në mënyrë që ata të vazhdojnë edukimin dhe arsimin e tyre bazuar në nevojat që kanë.

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, siguron prindërit dhe fëmijët se në bashkëpunim edhe me palët tjera, do të sigurojë kushtet fizike dhe gjithçka që lidhet me pajisjet dhe shërbimet që duhet të ofrojëQendra burimore. Ajo do të jetë funksionale dhe në shërbim të fëmijëve dhe prindërve të tyre.

Sapo të merren informatat zyrtare, MAShT do të ju njoftojmë për hapat konkret që do të ndërmarrë në lidhje me çështjen në fjalë.

04/30/2019 16:26

Ministri Bytyqi dënon sulmin ndaj mësimdhënëses në Prishtinë