Lajme

MASHT njofton se do të kompensohen tri ditët e mësimit të humbura gjatë dimrit

05/08/2018 13:30
nga:A. R.

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, ka marrë vendim për kompensimin e tri ditëve të humbura të mësimit në të gjitha shkollat e Kosovës gjatë dimrit, për shkak të kushteve atmosferike.

Sipas këtij vendimi, në gjithë nivelin e arsimit para universitar, duhet të zëvendësohen ditët e humbura të mësimit gjatë datave 28.02.2018, 01.03.2018 dhe 02.03.2018.

Të gjitha Drejtoritë Komunale të Arsimit obligohen që të informojnë me shkrim MAShT-in për ditët e kompensuara.

Po ashtu, komunat që tashmë i kanë kompensuar këto ditë të humbura të mësimit, duhet të sjellin dëshmi në MAShT për kompensimin e tyre.

04/30/2019 16:26

Ministri Bytyqi dënon sulmin ndaj mësimdhënëses në Prishtinë