Lajme

MASHT ka publikuar thirrje publike për nominim për anëtarë të KSC në AKA

03/19/2018 15:15
nga:A. R.

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, bazuar në Ligjin e Arsimit të Lartë dhe udhëzimin administrativ ka shpallë thirrje publike për nominimin e anëtarëve të Këshillit Shtetëror të Cilësisë (KSHC) në Agjencinë e Kosovës për Akreditim.

Kjo thirrje publike është bërë pas vendimit të MASHT për të rishikuar dhe rivlerësuar listën e të nominuarve për anëtarë të Këshillit Shtetëror të Cilësisë, në funksion të garantimit të zbatimit të standardeve më të larta akademike e profesionale dhe pavarësisë së domosdoshme të funksionimit të KSHC-së.

Të drejtë për të nominuar, apo vetnominuar për anëtarë kanë të gjithë personat juridik të regjistruar në Kosovë dhe personat fizikë, shtetas të Kosovës.

Të nominuarit kërkohet të plotësojnë kriteret akademike e profesionale sipas thirrjes së publikuar në ueb faqen e MASHT, e cila është publike deri me datën 21.03.2018. Të gjitha informacionet dhe dokumentacioni i nevojshëm gjendet në ueb faqen e MAShT www.masht.rks-gov.net.

Sipas thirrjes së publikuar, aplikuesit duhet të jenë shtetas të Republikës së Kosovës, të kenë gradën e doktorit të shkencave me përvojë relevante akademike ose dhjetë vite përvojë në fushën e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë, në rast se studimet i kanë kryer jashtë vendit, të kenë njohjen e diplomës në Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë të Republikës së Kosovës, si dhe të kenë njohuri të gjuhës angleze.

Në vazhdim të procesit, i mbetet komisionit të bëjë përzgjedhjen e listës së ngushtë, mbi bazën e kritereve të parapara me udhëzimin administrativ përkatës.

11/04/2019 15:50

Studentët e Fakultetit të Edukimit paralajmërojnë protesta para MASHT dhe Rektoratit të UP