Lajme

MASHT i reagon SBASHK-ut për grevën në arsim

01/15/2019 19:05
nga:A. R.

Greva në arsim pritet të vazhdojë edhe në një afat të pacaktuar. Kjo pasi që edhe pas dy takimeve që kanë zhvilluar sot MASHT dhe SBASHK-u, nuk kanë arritur që të rezultojnë me ndonjë marrëveshje për zhbllokimin e procesit arsimor.

Zëdhënësi i Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Valmir Gashi tha për “Gazeta Blic”, që çështja e grevës varet tash nga SBASHK-u.

“Çështja e grevës varet nga SBASHK-u, ne sot gjatë ditës kemi zhvilluar takime, ka qenë edhe komisioni parlamentar, jo vetëm ne por edhe Komisioni për Arsim është deklaruar kundër grevës. Nga takimi dolën dy gjëra konkrete, po pajtohemi që mësimdhënësit të kenë trajtim të dinjitetshëm dhe që e dyta me u mundu ta gjejmë një zgjidhje sa më shpejtë në mënyrë që të reflektojë SBASHK-u, dhe të zhbllokohet ky proces arsimor, pra ë ndërpritet greva”, ka thënë Gashi për Gazeta Blic.

Në fotografi: Valmir Gashi

Po ashtu, Gashi tha që gjatë ditës së sotme në takimin me SBASHK-un ishte i pranishëm edhe përfaqësuesi i kryeministrit Haradinaj, Besnik Tahiri. I cili edhe u ka bërë një premtim SBASHK-ut që t’i rritet një përqindje, mirëpo këta të fundit kanë refuzuar këtë.

“Ka pasur takim edhe me përfaqësuesin e kryeministrit, madje i është ofruar SBASHK-ut që t’i rritet një përqindje mirëpo kanë refuzuar”, tha ai.

Gashi në fund tha, që edhe gjatë ditëve në vijim pritet që të zhvillohen takime me përfaqësuesit e SBASHK-ut  në mënyrë që të gjendet sa më shpejtë një zgjidhje dhe të ndërpritet greva.

 

LEXO EDHE:

Pas takimit me MASHT-in flet Rrahman Jashari, tregon se si do të veprojnë tutje SBASHK-u

 

 

10/16/2019 22:21

Kombëtarja e Kosovës ka regjistruar rekord të ri në duelin ndaj Malit të Zi