Lajme

‘Mashallah”, “Deri këtu e patën deputetët”- Disa nga fjalët e Veselit në Kuvend

04/15/2019 12:42
nga:L H

Edhe kjo seancë e Kuvendit të Kosovës nuk ka kaluar pa përplasje, shaka, e thumbime mes deputetëve të pozitës e opozitës, shkruan Gazeta Blic.

E, ai që u dok më së shumti në humor, ishte kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli.

Përveç që thumboi deputetin e Vetëvendosjes, Glauk Konjufcën, ai u përkujdes që ta kritikojë edhe deputetin e Nismës, Bilall Sherifin.

“Glauk, Glauk të ka lëvizë pak autoriteti kohëve të fundit. Paj, shnosh… “, i tha Veseli deputetit të VV-së kur ky i fundit deklaroi se “problemi është që Grupi Parlamentar s’po më ngon”

Por, edhe përkundër kësaj, Veseli u pa i lodhur ani pse njëherë bëri “mashallah” kur pa numër të madh të votave të deputetëve. Shumë shpejt Veseli edhe i ka rënë pishman. U dëgjua teksa tha “ishalla po kryhen naj herë”.

Teksa seanca vazhdonte, dhe numri i deputetëve vinte duke u zvogëluar Veseli tha se “deri këtu e patën deputetët. 49 janë në sallë. Janë lodhë. Hajde pra po rrimë, veç po rrimë”, u shpreh ndër të tjera Veseli.

E për Bilall Sherifin ai u kujdes që t’ia përkujtojë se në Kuvend ka rregull.

“Ulu bilall se ka kultur në këtë kuvend. ka rregull a”, ishin disa nga fjalët e Veselit.

Ndryshe, Kuvendi është duke vazhduar me pikat e mbetura të rendit të ditës./Gazeta Blic