Pas deklaratës së Kryeministrit Kurti ku thotë që masat e vendosura nga BE-ja po na dëmtojnë, analisti politik Arbnor Sadiku, ka thënë se konstatimi i Kurtit, është i saktë dhe se masat e vëna nga BE-ja kanë impakt ekonomik direkt negativ.
Ai në një prononcim për Gazeta Blic, po ashtu tha se normalizimi do te ishte ideal që të kryhej para zgjedhjeve të reja globale në vitin tjetër.
“Po praktikisht konstatimi i z.Kurti është i saktë, sepse masat apo sanksionet e vëna nga BE kanë impakt ekonomik direkt negativ, si dhe normalizimi do ishte e rrugës dhe ideale të kryhet para zgjedhjeve të reja globale në vitin tjetër: SHBA, BE, Rusi, etj”, tha Sadiku për Gazeta Blic.
Tutje, analisti shtoi se për të pasur sukses normalizimi duhet së pari të ketë vullnet politik nga të dyja palët në mosmarrëveshje, pra Kosova dhe Serbia.
“Kurse, për pasur sukses ky normalizim duhet të ketë së pari vullnet politik nga të dyja palët në mosmarrëveshje, pra Kosova dhe Serbia, si dhe lidership nga z.Kurti dhe Vuçiq për t’i shtyrë proceset përpara, kësodore, s’mjafton vetem vullneti i lehtësuesit të dialogut siç është BE-ja, e mbështetur nga SHBA”, tha Sadiku./Gazeta Blic/



