Lajme

Masat e fundit: Pritet të mbyllen qendrat tregtare dhe kinematë në Shqipëri

03/09/2020 23:12
nga:Gazeta Blic

Masat parandaluese në Shqipëri mund të zgjerohen më shumë dhe autoritetet shëndetësore po shikojnë mundësinë që të mbyllin kinematë në vend, si edhe qendrat tregtare.

Deklarata u bë nga shefja e Departamentit të Epidemiologjisë dhe Kontrollit të Sëmundjeve Infektive në Institutin e Shëndetit Publik, Silva Bino, e cila tha se kjo mundësi është reale, nisur nga situata e jashtëzakonshme që vendi po kalon.

Deri tani janë konfirmuar dy raste në end me koronavirus, ndërkohë që persona të tjerë kanë kryer analizat dhe priten përgjigjet.

Fluturimet me Italinë janë ndërprerë, e po ashtu edhe rrugët detare, ndërkohë që frika është e madhe e përhapjes së sëmundjes nisur nga fakti që numri i të prekurve është shtuar në vendet fqinjë, Greqi dhe Maqedoni e Veriut.

Ky është vendimi që ka marrë Këshilli i Sigurisë, në lidhje me Coronavirusin

04/01/2020 15:19

Koronavirusi kërcënon edhe kur jeni në gjumë! Shumica janë infektuar në këtë mënyrë, as që e kanë ditur