Ditën e sotme motra e këngëtarit Yll Limani po i jep fund beqarisë, shkruan GazetaBlic.
Këtë e ka bërë të ditur vet Ylli përmes disa fotografive të publikuar në Instagram, ku nuk ka munguar as urimi nga ana e tij.
“Nga një motër e kujdesshme, te një grua e dashur: Hana, e dashur motër, je ma e mira ❤️❤️❤️ urime martesa me Lorentin ? ? ju dua!!!!”, ka shkruar Ylli.
Urimet kanë qenë të shumta edhe nga ndjekësit e tij, përfshirë këtu edhe yjet e estradës ku e kanë uruar këngëtarin me fjalët më të mira për motrën e tij./GazetaBlic