Showtime

Martohet Gold AG, dalin fotot nga momenti i kurorëzimit

04/09/2020 07:13
nga:N S

Javë më parë u fejua, ndërsa dje reperi Arian Agushi-Gold AG e ka kurorëzuar dashurinë me martesë.

Këtë e ka bërë të ditur imami Ahmed Kalaja, të cilin reperi Arian Agushi e kishte zgjedhur që ta kurorëzoj me rite fetare.

Kaq e kishte edhe Goldi… Shumë i gëzuar shumë i privilegjuar që e dirigjova Nikahun/ Kurorëzimin/ Celebrimin e vëllait tim; Arjan Agushit, Gold AG edhe kisha nderin tja uroja i pari; BAREKALLAHU LEKUMA… Allahu ju bekofte, lumturofte, te mira e bekime e bashke si ketu edhe ne boten tjeter! U trashegofshi me miresi begati e kenaqesi te Zotit! Amin!”, ka shkruar ai në urimin që i ka bërë reperit me rastin e kurorëzimit të tij.