Cool

Martohen për Shën Valentin, burri i dhuron tortë me pen*s ish kandidates së PS

02/15/2020 17:08
nga:Gazeta Blic

Ish-kandidatja e PS në Shkodër, Keti Bazhdari i ka dhënë fund beqarisë vetëm dy ditë më parë duke u martuar ditëne Shën Valentinit me Kelidi Gjonejn.

Ceremonia nisi në Kishën Françeskane në Shkodër, ndërsa festa vijoi në një restorant pranë liqenit të Shkodrës.

Disa ditë para dasmës çifti bëri edhe festën e beqarisë, ku nuk mund të mos tërhiqte vëmendjen torta e çuditshme e dhuruar nga bashkëshorti.

Në fotot e publikuara në rrjetet sociale nga vetë çifti shihet torta ku sipër saj është vendosur organi gjenital i mashkullit.

Imazhet janë bërë virale në mediat sociale duke marrë komente të ndryshme.