Sporti

Martinez: Hazard është në moment të keq nga ana sportive

11/18/2021 11:53
nga:E K

Përzgjedhësi i Belgjikës ka komentuar mbi formën e yllit belg, Eden Hazard.

Martinez ka pranuar se Hazard po kalon një moment të keq në situatën e tij sportive, shkruan GazetaBlic Sport.

Hazard është përballur me lëndime të shumta që e kanë lënë atë jashtë fushave për një kohë të gjatë, duke humbur formën që pati te Chelsea, pas kalimit të tij në Real Madrid.

“Në vitet e fundit ka luajtur me të, por ka qenë i koncentruar te Kombëtarja”.

“Na duhet të arrijë i përgatitur për Kupën e Botës. Jemi rritur si dhomë e zhveshjes”.

“Eden është në moment të keq, në aspektin sportiv. Ai nuk e ka ritmin të garojë”, nënvizoi ai.

/GazetaBlic Sport/