Sporti

Martin Skrtel e refuzoi Barçën në janar!

02/11/2019 20:57
nga:Lorik J

Barcelona u përpoq të nënshkruante me mbrojtësin e Fenerbahces, Martin Skrtel në merkaton e janarit.

Barcelona ishte në kërkim të një mbrojtësi qendror dhe sipas mediave dhe agjentit të lojtarit, Skrtel refuzoi katalunasit, shkruan GazetaBlic.

“Barcelona donte ta nënshkruante me Skrtel dhe ata po këmbëngulnin për të, sepse kishin nevojë për një mbrojtës qendror që ishte një alternativë e besueshme, por lojtari nuk pajtohej sepse nuk donte të ishte zëvendësues i Pique dhe Umtiti”, konfirmoi Halis.

“Unë mendoj se ai është një lojtar më i mirë se Clement Lenglet. Nga ana tjetër, Martin Skrtel është i lumtur në Stamboll dhe ka një rol të rëndësishëm në Fenerbahce, por nuk dëshiron të jetë zgjedhja e tretë në Barcelonë”, përfundoi agjenti i lojtarit.

/GazetaBlic/

02/18/2019 15:25

Granit Xhaka festoi 11 vjetorin e pavarësisë me këngë e valle shqipe