Anthony Martial pritet t’i mungojë Manchester Unitedit për katër javë, raporton AFP.
Martial ka pësuar një lëndim në gjurin e këmbës dhe do të jetë jashtë fushës së blertë për katër javë, megjithatë ai pritet të jetë në dispozicion të Didier Deschamp për ndeshjet e Evropianit “EURO 2020”, shkruan GazetaBlic Sport.
Martial u lëndua në ndeshjen mes Francës dhe Kazakistanit, ndeshje të cilën e fitoi Franca me rezultat 2-0.
Martial këtë sezon ka shënuar 4 gola dhe ka dhuruar 3 asistime për Manchester United në Premier League.
/GazetaBlic Sport


