Ousmane Dembele është martuar me një vajzë nga Maroku dhe gjithë ceremonia është zhvilluar sipas traditave marokene.
Videot në internet tregojnë futbollistët e ekipit katalanas duke kërcyer nën ritmet e muzikës marokene gjatë dasmës. Nusja u vesh me kaftan (kostum tradicional i Marokut), teksa martesa e Dembele ka surprizuar disa nga shokët e skuadrës.
Sport.es shkruan se shumë lojtarë të Barcelonës janë befasuar, pasi nuk e dinin që lojtari ofensiv ishte fejuar… Shakatë nuk munguan, me disa prej tyre që e ngacmuan lojtarin francez nëse kishte mbërritur në kohë në ceremoni, duke iu referuar vesit të tij për të shkuar vonë në stërvitjen e skuadrës.




