Sporti

Marseille solidarizohet me Shqipërinë dhe nis mbledhjen e fondeve, lajmin e shpërndajnë me foton e Canës

12/02/2019 23:53
nga:Lorik J

Shqipëria u godit nga një tërmet i fuqishëm orët e para të të martës, duke shënuar 51 viktima, më shumë se 900 të lënduar dhe shumë familje në qiell të hapur. Për të ndihmuar të gjithë njerëzit e prekur nga kjo fatkeqësi natyrore, organizata joftimprurëse, individë me influencë dhe vetë qeveria shqiptare kanë marrë nisma për të ndihmuar të banorët e prekur. Ndërsa të shumtë kanë qenë personazhet publike të çdo fushë të jetës që janë solidarizuar me Shqipërinë.

Sëfundmi një mesazh solidariteti për Shqipërinë ka bërë dhe skuadra franceze e Olympique Marseille. Në një foto ku ndodhet ish kapiteni i Kombëtares, Lorik Cana klubi francez shkruan: Olympique Marseille mbështet popullin shqiptar dhe i ngushëllon familjet e prekura nga kjo tragjedi”.

Ndër të tjera klubi francez në faqen zyrtare të tyre, u kanë bërë me dije tifozëve se mund të jepnin donacione për të ndihmuar Shqipërinë.

Kujtojmë që Lorik Cana ka luajtur për një kohë të gjatë tek klubi francez, teksa ka mbajtur dhe shiritin e kapitenit.