Sporti

Marseille i bashkohet Atletico Madridit në finale

05/03/2018 23:39
nga:Y.K

Olimpique Marseille është kualifikuar në finale të Europa League, pasi ka shënuar një gol në minutën e 116, me anë të Rolandos.

Kështu skuadra e famshme franceze ka siguruar finalen ku do të takohet me skuadrën spanjolle Atletico Madrid me datën 16 maj, shkruan Gazeta Blic

Red Bull Salzburg arriti që ta dërgoi ndeshjen në vazhdime pasi shënoi dy gola përballë francezëve, por kjo ishte e gjitha çfarë mundi të bëjë skuadra e mesfushorit Valon Berisha.

Berisha në këtë takim ka luajtur gjatë gjithë ndeshjes dhe ka qenë një nga lojtarët më të mirë në fushë./Gazeta Blic

05/16/2018 22:50

Kjo është nota fantastike për Griezmann, pasi shënoi dy gola në finale