Lajme

Marrëveshja Kosovë- Serbi, heshtet Albin Kurti

02/14/2020 11:27
nga:Gazeta Blic

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ende nuk e ka thënë asnjë fjalë për marrëveshjen e nënshkruar Kosovë- Serbi për autostradën dhe hekurudhat.

Ndonëse e ka thënë publikisht see do të jetë udhëheqës i negociatave me Serbinë, Kurti nuk ka reaguar as për marrëveshjen e disa javëve më parë për linjën ajrore Prishtinë- Beograd.

Sot, Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar marrëveshjen për hapjen e linjës hekurudhore.

Pak para se të nis Konferenca e Sigurisë në Munih, presidentët e të dyja vendeve – Hashim Thaçi dhe Aleksandar Vuçiq – kanë firmosur letrën e shprehjes së interesit për autostrada dhe letrën e shprehjes së interesit për hekurudha.

Përmes këtyre letrave, Kosova dhe Serbia shfaqin gatishmërinë për rihapjen e rrugëve që janë pjesë e korridoreve hekurudhore dhe rrugore si dhe për ndërtimin e rrugëve të reja që lidhin dy kryeqytetet me njëri-tjetrin, ashtu si edhe me Europën.

Kjo marrëveshje është arritur me ndërmjetësimin e ambasadorit amerikan në Gjermani, Richard Grenell që njëherit është edhe i Dërguari i Posaçëm i presidentit amerikan Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi.

Në muajin janar, Kosova dhe Serbia nënshkruan edhe ujdinë – e cila erdhi befasishëm – për rihapjen e linjës ajrore mes Prishtinës dhe Beogradit.

Kjo dinamikë e re në raportet mes Kosovës dhe Serbisë vjen pas angazhimit të drejtpërdrejtë të të Dërguarit të Posaçëm të presidentit amerikan për dialogun, Richard Grenell.

Nënshkruhet marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë për autostradën dhe hekurudhat

03/27/2020 23:50

Ramush Haradinaj: Shefi i kabinetit të kryeministrit, ka tri shtëpi në lagjen Marigona, dy prej tyre flitet se janë të Kurtit