Sporti

“Marrëveshja e Krishtlindjes”, Rangnick-Milan

03/11/2020 09:16
nga:M K

Humbja 5-0 nga Atalanta ishte kulminacioni i rezultateve negative për Stefano Piolin, megjithëse pas asaj humbjeje filluan rezultatet pozitive.

Por, një takim i fshehtë mes drejtuesve të klubit bashkë me shefin për zhvillim në sport të “Red Bull”, Ralf Rangnick, duket të ketë kthyer gjithçka në zero për ish-teknikun e Fiorentinës, shkruan GazetaBlic.

Tashmë mediat italiane kanë zbuluar një takim që u zhvillua në datën 23 të muajit dhjetor të vitit të kaluar, vetëm një ditë pas humbjes turpëruese të Milanit në Bergamo.

Aty thuhet të jetë biseduar për një projekt të ri për Rossonerët, ku gjermani Ralf Rangnick ka pranuar një ofertë prej tre vitesh kontratë me klauzolë shkëputje në rast të rezultateve negative.

Kjo ia ka zbehur motivin trajnerin aktual “kuq e zi”, Pioli, që së bashku me skuadrën humbi edhe në ndeshjen e fundit si vendas nga Genoa, 1-2.

/GazetaBlic/

06/28/2020 19:50

Notat e futbollistëve: Milan – Roma