Sporti

Mario Balotelli u ndëshkua me të kuq vetëm tetë minuta pas inkuadrimit, dënohet me dy ndeshje moslojë

01/21/2020 17:10
nga:M K

Vazhdon të mbetet ai i vjetri.

Përkundër faktit se tashmë ka bërë përvojë në disa skuadra, sjelljet e tij prej adoleshenti vihen re dukshëm, thuajse në çdo ndeshje ku është prezent, shkruan GazetaBlic.

Së fundi, ai u paraqit për Brescian në ndeshjen ndaj Cagliarit, por vetëm për tetë minuta. Paramendojeni. U inkuadra në minutën e 74’të, ndërsa tetë minuta më pas u ndëshkua me të verdhë pas një fauli. Sikur nuk mjaftoi kjo ai vazhdonte të protestonte ndaj vendimit të gjyqtarit, i cili nxorri nga xhepi edhe një tjetër karton, për ta përjashtuar.

Sot ndërkaq, shtëpia numër një e futbollit italian ka dhënë verdiktin e saj sa i përket kësaj çështjeje, duke konfirmuar dënimin prej dy ndeshjesh moslojë, ato ndaj Milanit dhe Bolognas.

/GazetaBlic/