Cool

Marinari shfaqë orenditë që lëviznin vet, derisa anija kalonte nëpër valë gjigante (Video)

04/18/2018 21:18
nga:M H

Anija që po lundronte në ujërat mes Belgjikës dhe Holandës, është përfshirë nga valë gjigante, duke bërë që shumë gjëra që ishin brenda të lëvizin vet.

Këtë më së miri e tregojnë pamjet e një marinari të paemëruar, që shfaqi karrigen që rrëshqiste dhe dëgjueset që ranë nga tavolinë, në dyshemenë e mbushur me gjësende të rrëzuara, transmeton Telegrafi.

 

Madje, ai hapë edhe perden për të treguan ambientin e jashtëm, ku shihet deti i trazuar dhe një mot shumë i ngrysur.

Videoja e postuar më poshtë, tregon edhe punonjësin e marinës që gati rrëzohet duke lëvizur nëpër korridor, i lëkundur prej dridhjeve të mëdha.

04/28/2018 21:13

Në Restelicë bora deri në pesë metra